Videot e informacioneve rreth asistencës

Për të mësuar në mënyrë sa më të shpejt dhe rezultative mbi përfitimet e siguracionit të papunësisë ne kemi krijuar katër filma me metrazh të shkurtër duke përmbledhur në to informacionet më thelbësore.

Kushtet për të përfituar asistencën e papunësisë

Kjo video shpjegon rolin e Kasës Kantonale të Papunësisë (CCh) në kuadrin e sistemit qeverisës mbi siguracionin e papunësisë në mënyrë të veçantë dhe cilat janë kushtet për të përfituar asistencën  e papunësisë (IC).

Përllogaritja e asistencës së papunësisë

Kjo video ju shpjegon në mënyrë të qartë si përllogariten asistencat tuaja të papunësisë, lidhur me të ardhurat tuaja të siguruara, lidhur me situatën tuaj personale dhe numrin e ditëve të punës në muaj.

Përllogaritja e kohëzgjatjes së asistencës

Në këtë video ju do të kuptoni si përllogaritet kohëzgjatja e asistencës në funksion të numrit të muajve, në funksion të të ardhurave dhe në funksion të situatës tuaj personale. Gjithashtu mbi periudhën kohore dhe periudhën e pritjes do t’ju vijnë shpjegime.

Treguesit e personit të siguruar (IPA)

Me qëllim që ju të bëni tuajën asistencën e papunësisë, duhet të dorëzoni formularin e IPA-së, në agjencinë më të afërt nga vendbanimi juaj, të Kasës Kantonale të Papunësisë. Kjo video ju shpjegon si të plotësoni hollësisht secilën pyetje apo kërkesë.

Partager la page

Partager sur :